Ushtarakët e FSK po vazhdojnë përgatitjet e tyre në fusha të ndryshme, dhe në bashkëpunim me ushtritë e ndryshme nëpër botë.
Shteti i Turqisë përveç ndihmave të ndryshme në Kosovë, ka ndihmuar edhe FSK-në me trajnime dhe shkollim të personelit, shkruan Jepi Zë.
Në këtë shtet janë trajnuar edhe pilotët e parë, si dhe shumë trajnime të tjera për shumë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.
Trajnimi tani po bëhet edhe në përdorimin e snajperëve.
Njëri nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka shkruar se ka përfunduar me sukses trajnimin “Sniper Specializing Course” në Shkollën e Snajperëve në Ankara Turqi.
Ndryshe ushtarët e FSK në trajnimet ndërkombëtare pothuajse gjithmonë dalin më të dalluarit.