1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

S’ndalen sulmet e Serbisë, Kosova kërkon aktivizimin e faktorit ndërkombëtar

Rekomandime

Ndonëse kanë kaluar 5 muaj prej kur institucionet kosovare ishin dorëzuar përballë presionit ndërkombëtar për heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve serbe, Serbia në anën tjetër po vazhdon sulmet e fushatën agresive kundrejt Kosovës.Përgjatë 2 javëve të fundit janë shënuar dy raste kur ish-ushtarë të UÇK-së janë ndalur në kufi të shteteve të ndryshme, si pasojë e një liste që Serbia ka dërguar në INTERPOL.Madje, Serbia s’i ka ndalur as frikësimin e presionin kundrejt pjesëtarëve të FSK-së që i takojnë komunitetit serb. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, raporton KOHA.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se presioni ndaj tyre është aq i madh saqë tash ka filluar edhe një fushatë në rrjetet sociale kundër atyre që janë në FSK dhe familjarëve të tyre.

E këtë gjë e ka kritikuar kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadriaj. Ajo madje ka kërkuar aktivizimin e spektrit ndërkombëtar, për t’i ndalur sulmet e Serbisë.“Fushata e Serbisë ndaj Kosovës nuk është diçka e re, por është vazhdimësi e përpjekjeve të vazhdueshme që po bën Serbia. Edhe listat me ushtarë të UÇK-së, edhe frikësimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe presioni që të largohen nga ky shërbim nuk është i drejtë dhe është i papranueshëm. Andaj faktori ndërkombëtar duhet të aktivizohet seriozisht dhe të kërkojë nga Serbia ta ndalë këtë fushatë”, ka thënë ajo.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, vlerëson se sulmet e vazhdueshme të Serbisë në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në mekanizmat e tjerë, nënkuptojnë që Serbia nuk dëshiron paqe me Kosovën.Kurse sa u përket ndalesave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Shala thotë se mosanëtarësimi në INTERPOL po ia mundëson Serbisë që lehtësisht ta bëjë këtë gjë.Dialogu Kosovë – Serbi rifilloi më 16 korrik në Bruksel, pas një pauze prej gati dy vjetësh. Ndërsa pritet që të vazhdojë me 2 shtator në Washington.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit