1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sokol Haliti: LDK do të jetë e para, kurdo që mbahen zgjedhjet

Rekomandime

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka themeluar Ekipin Politik për mërgatë, duke ngarkuar kështu katër zyrtarë për ta ringjallur këtë parti në diasporë në mesin e tyre është edhe Sokol Haliti kryetari i komunës së Vitisë.

I pyetur nga Gazeta Online “Reporteri.net”, se a po e “kopjon” PDK-në pasi edhe ajo është aktivizuar për t’u shtrirë sa më shumë në diasporë Haliti tha LDK është partia më aktive në Kosovë dhe se kopjon askënd, por ka origjinalitetin e funksionimit te vet si mbrenda ashtu edhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Më poshtë keni dy përgjigjet e krytarit aktual të Vitisë për pyetjet e gazetarit.

Nëse mbahen zgjedhjet sivjet apo vitin tjetër ku e shihni LDK-në?

Nëse mbahen zgjedhjet së shpejti, LDK do të jetë e para, ashtu siç ishte edhe në zgjedhjet e fundit lokale, pa u marrë për bazë rezultati aksidental i zgjedhjeve të kaluara qendrore.

- Advertisement -

Realiteti politik ka ndryshuar shumë dhe programi i ri qeverisës i LDK-së është në kompletim e sipër dhe se shumë më shumë do të jetë më i avancuar dhe më premtues si zgjidhje alternative dhe e vetme e daljes nga kriza që e ka kapluar vendin, drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike.

Si e vlerësoni punën e Qeverisë Kurti?

- Advertisement -

Mungesa e zhvillimit ekonomik, mos integrimi i vendit në instancat ndërkombëtare, ikja e rinisë nga vendi, mos liberalizimi i vizave, mos vazhdimi i njohjeve, politikat e dështuara fiskale, gabimet me Agrokompleksin e Kosovës dhe mungesa e politikave inkurajuese zhvillimore në shfrytëzimin e potencialeve agroekonomike janë disa nga punët që ka dështuar Qeveria Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit