Kosova njihet për kultivimin e perimeve të shumta, duke përfshirë këtu edhe specave somborka. Këta, eksportohen edhe në Suedi, ku një kilogram kushton rreth 30.00 krona apo 3 euro.
Në një fotografi të dërguar në redaksinë tonë, shihet shitja e somborgave në Suedi, ndërsa shkruan edhe vendi i prejardhjes e që është Kosova.
Një kilogram i tyre, kushton 30.00 krona, e që me valutën tonë i bie 3 euro.
Kujtojmë se Kosova për çdo vjet eksporton pemë e perime të shumta nëpër vende të ndryshme, të cilat natyrisht arrijnë vlerën e miliona eurosh.
Vendet në të cilat më së shumti eksportohen ato, janë kryesisht shtetet fqinje të Kosovës.
