13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Për çfarë i’u lut Vucici kryeministrit të ri grek, zbulohet biseda

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e ri grek Kyriakos Mitsotakis, në New York, ku po mbahet senanca e 74-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar, transmeton Gazeta Metro.

Vucic u takua në New York rreth mesnatës me kohën tonë lokale me kryeministrin grek, në takimin e tyre të parë që nga zgjedhja e këtij të fundit në krye të Qeverisë greke.

- Advertisement -

Takimi me Mitsotakis është një nga një seri takimesh dypalëshe që presidenti i Serbisë do të ketë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Duke paralajmëruar takimin e tij me kryeministrin grek, Vucic tha në prag të udhëtimit të tij në New York se lutja e Serbisë ishte që Greqia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai do të dëshironte të dëgjojë edhe palën shqiptare, dhe lutja jonë ndaj miqve grekë do të jetë mospranimi i pavarësisë së Kosovës”, tha kreu i shtetit serb i cili vetë njoftoi se e presin takime të shumta dhe bisedime të vështira, pasi Kosova do të jetë tema kryesore e takimeve të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit