1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sondazh: Ilir Meta vlerësohet si presidenti më i keq i gjithë historisë, e duan vetëm kaq shqiptarë

Rekomandime

Ilir Meta nuk merr ndonjë vlerësim të mirë në mandatin e tij si president nga qytetarët shqiptarë. Barometri i publikuar në Euronews Albania tregon se 73% e të pyeturve e vlerësojnë negativisht punën e tij në këto 5 vjet.

Po ashtu Meta vlerësohet negativisht edhe për qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese nga rreth 66% e qytetarëve.

- Advertisement -

Vlerësim negative marrin edhe qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar (64,4%), ndaj Ambasadës amerikane (73%) dhe zgjedhjet lokale të 2019-ës (75%).

Negativ e shohin shqiptarët qëndrimin e Metës edhe ndaj opozitës (68,3%) dhe mazhorancës (73,9%).

Vetëm një në dhjetë shqiptarë e shohin pozitiv qëndrimin e Ilir Metës lidhur me Teatrin Kombëtar (11,3%) opozitën (11,4%) dhe mazhorancën (9,2%).

- Advertisement -

Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë.

Presidenti më i vlerësuar nga shqiptarët, në 30 vitet e fundit, është Alfred Moisiu i cili ka marrë votën e 31,7% të të pyeturve të sondazhit të Euronews Albania.

- Advertisement -

Pas tij, më i vlerësuari nga presidentët që ka pasur vendi gjatë demokracisë është Bamir Topi (17,9%), e më pas Rexhep Mediani (16%), Sali Berisha (11,8%), Bujar Nishani (7,7%) dhe në fund është presidenti aktual Ilir Meta (2,9%).

Thuajse 90% e shqiptarëve mendojnë se Ilir Meta nuk duhet të propozohet nga opozita për t’u rizgjedhur si president i republikës për një mandate të dytë. Më pak se 4% duan që opozitë të propozojë Metën për president.

Tre në pesë shqiptarë (59,6%) nuk duan rikthimin e ilir Metës as në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një në pesë shqiptarë (19,6%) janë dakord që Meta të rikthehet kryetar i LSI dhe po aq (20,8%) janë qytetarët që nuk kanë as mendim pozitiv dhe as negativ për rikthimin e Metës kryetar i LSI.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit