3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sondazhi i fundit tregon sa deputetë do t’i marrin VV, PDK, LDK, AAK

Rekomandime

Eksperti i sondazheve Fisnik Halimi, ka thënë se në matjet e fundit në sondazhe kanë treguar se Vetëvendosja është rritur në kurriz të LDK-së dhe AAK-së.

- Advertisement -

Pra, VV-ja ka përfituar nga votat e LDK-së dhe AAK-së. Ndërsa e dyta në sondazhe del PDK-ja.

“Matjet tona më të reja datojnë para 30 ditësh. Kemi një rritje të madhe të VV-së, e cila rritje shkon në kurriz të LDK-së dhe AAK-së. Rritja e saj vjen duke marrë vota nga LDK-ja dhe AAK-ja”, është shprehur Halimi.

“VV-ja ka hy seriozisht në terrenin e Aleancës dhe LDK-së”.

- Advertisement -

Në pyetjen e gazetarit Berat Buzhala se në kalkulimet e Halimit, a po qëndron PDK-ja e dyta, Halimi është përgjigjur pozitivisht.

“Po flasim në kushte jozgjedhore, bën që në kushte fushate kjo edhe mund të ndryshojë. Nëse rezultati mbetet kështu siç është, në Kosovë potencialisht nuk do të ketë më skenë tripolare politike. Pra, do të kemi një parti që merr rreth 40 deputetë, e dyta me 30 deputetë, e teta me 16 deputetë”, ka thënë Halimi në T7.

- Advertisement -

Tutje, Halimi sqaroi se vetëm katër parti do ta kalojnë pragun dhe komunitet. Ndërsa partia e re e Vjosa Osmanit, nëse garon në këto zgjedhje nuk do ta kalonte pragun. Fatin e njëjtë e pret edhe Nismën e Fatmir Limajt.

“Vetëm katër parti do ta kalojnë pragun dhe komunitet. Nëse zonja Osmani hyn me ndonjë iniciativë, nuk do të arrinte ta kalonte pragun. AAK-ja e kalon pragun por do ta humbë 1/3 e votave. Nisma nuk e ka kaluar pragun as në zgjedhjet e kaluara. Nisma si Nismë është 2.6 për qind për një kohë të gjatë”, shtoi Halimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit