1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sondazhi në Serbi para zgjedhjeve të 3 prillit – Varfëria e para, çështja e Kosovës është shqetësimi i nëntë për serbët

Rekomandime

Serbia është pothuajse dy muaj larg zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale. Agjencia Sprint Insight ka realizuar një hulumtim duke matur opinionin se cilat janë prioritetet e qytetarëve të Serbisë.

Sipas hulumtimit, qytetarët janë më të shqetësuar për standardin e ulët të jetesës dhe varfërisë, por edhe për papunësinë, përjashtimet nga puna dhe largimi i profesionistëve të rinj. Ndotja e ajrit gjendet shumë lartë në listën e shqetësimeve, ndërsa hapja e minierës së litiumit në Rio Tinto qëndron pas çështjes së Kosovës dhe pasojat ekonomike të epidemisë, raporton gazeta danas.

- Advertisement -

Këtë e ka treguar hulumtimi i bërë nga agjencia Sprint Insight në një kampion prej 1179 të anketuarve në territorin e Serbisë (pa Kosovën), nga 17 deri më 26 janar 2022, përmes një ankete në terren. Marzha e gabimit është plus ose minus 2.85 për qind.

Kur u pyetën sesa shqetësohen për disa prej gjërave të lartcekura, vlerësimin më të lartë e ka me mbi 86 për qind standardi i ulët i jetesës, e cila pasohet nga varfëria, papunësia, largimet nga puna me pothuajse 83 për qind.

Rreth 67 për qind e qytetarëve shqetësohen për çështjen e Kosovës ndërsa për epideminë e coronavirusit mbi 66 për qind kurse rreth hapjes së minierës së litiumit nga Rio Tinto me 64 për qind.

- Advertisement -

Dushan Vuçiqeviq, asistent profesor në Fakultetin e Shkencave Politike, shpjegon se pse problemi me kompaninë Rio Tinto qëndron pas statusit të Kosovës dhe epidemisë duke thënë se njerëzit kanë perceptimin se qeveria e ka zgjidhur atë problem.

“Një pjesë e mirë e votuesve të tyre ishin kundër minierës në tërësi, edhe nëse plotësoheshin të gjitha standardet mjedisore. Tani që qeveria doli dhe tha se nuk ka më kontratë me Rio Tinton, tani nuk i shqetëson votuesit në atë masë sepse mendojnë se është zgjidhur”, shpjegon ai.

- Advertisement -

Në pyetjen nëse mendoni se si situata në Serbi mund të ndryshohet me votim, 19.5 për qind nuk mendojnë fare, kryesisht jo 25 dhe shumë kanë thënë 33 për qind ndërsa 21.6 për qind kanë votuar plotësisht.

I pyetur sesa është e rëndësishme është për ju të jetoni në një vend që qeveriset në mënyrë demokratike në një shkallë nga 1 deri në 10, rezultati mesatar është 7.7 dhe kur u pyetën se deri në çfarë mase Serbia qeveriset sot në mënyrë demokratike – nga shkalla 1 deri në 10, rezultati mesatarisht është 4.68.

Ndryshe, Serbia do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale më 3 prill.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit