Sipas sondazhit të fundit të PIPOS, Vjosa Osmani është më e preferuara për pozitën e presidentes
Në këtë sondazh, i cili është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova, nga drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, 42% të të anketuarve e kanë zgjedhur Osmanin.
Murat Jashari sipas këtij sondazhi, është radhitur në vendin e dytë me 20.30%, ndërsa me 16.50% është Vlora Çitaku.
Tutje 9.60% prej të anketuarve e preferojnë dikë tjetër (jashtë emrave të përmendur për pozitën e presidentit). Ndërsa 8.70% prej tyre kanë votuar për Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafa ka vetëm 3%./klankosova.