3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Sonte, nata e boksit: Dy boksierët nga Kosova përballë boksierëve nga Serbia

Rekomandime

Sonte(e shtunë) është nata e dueleve të mëdha në sportin e boksit, me boksierët shqiptarë në qendër të vëmendjes, transmeton Gazeta Metro.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks dhe ajo e Zvicrës sonte përballen në boksin olimpik me fillim nga ora 19:30, teksa do të zhvillohen edhe dy duele në boksin profesionist.

Në boksin profesionist nga ora 21:00, boksieri kosovar me nënshtetësi çeke , Edmond Zefi, do të dueloj kundër serbit, Marko Petrovic. Të dy boksierët në matjet zyrtare dolën nga 65 kilogramë.

- Advertisement -

Meçi kryesor për sonte do të zhvillohet prej orës 21:30 dhe përsëri do të përballen një boksier nga Kosova dhe një nga Serbia. Labinot Xhoxhaj(100 kilogramë) dhe Predrag Jevtic(97 kilogramë).

Mbrëmja e boksit olimpik dhe profesionist mbahet në ‘Villa Miami’ në Glattbrugg të Cyrihit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit