Aktorja e madhe shqiptare, Leze Qena u nda nga jeta sot në QKUK ku ishte e vendosur në kujdesin intensiv.
Vdekja e saj ka tronditur komuniteti artistik, artdashësit e gjithë popullin shqiptarë të cilët në përkujtim të saj, sonte do ta nderojnë figurën e aktores së mirënjohur përmes ndezjes së qirinjve në orën 20:00 nga ballkoni.
“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim.
E njohur për shumë role filmike, serial dhe projekte tjera televizive, Leza ishte dhe do të mbetet një nga figurat më të ndritura të artit mbarë shqiptarë.
Veprat artistik që la pas vetës janë “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne” dhe së fundi seriali “çka ka shpija”.