3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Sopi në Hagë: Uniforma e UÇK-së është keqpërdorur nga paramilitarët serb, kanë kryer mizori për t’na fajësuar neve

Rekomandime

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Fatmir Sopi i cili po dëshmon në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ka thënë se në shtëpitë në Zllash ku kanë qëndruar ushtarët e UÇK-së nuk është maltretuar askush. Ai ka thënë se Salih Mustafa nuk ka trajtuar asnjë njëri mizorisht dhe se nuk ka dëgjuar diçka të tillë për ish-bashkëluftëtarin e tij.

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Sopi ka thënë se gjatë luftës nuk ka qenë asnjëherë pengesë orientimi politik i ushtarëve të UÇK-së.

- Advertisement -

Nuk ka mundur të ndodh kjo kurrë. E njoh edhe para Iuftës, e kam njohur si ish i burgosur politik dhe njëri i cili i ka përjetuar torturat më çnjerëzore nga pushteti serb dhe nuk e besoj kurrë që i njëjti mund të ushtrojë dhunë ndaj dikujt për asnjë arsye dhe për asnjë rast[…] Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar diçka të tillë për bashkëluftëtarin tim zotëri Salih Mustafa”, ka thënë Sopi.

Sopi ka thënë se qëllimi i Iuftës së UÇK-së ka qenë vetëm çlirimi i vendit nga forcat serbe.

“Në asnjë rrethanë dhe në asnjë formë nuk ka qenë pengesë orientimi politik i ushtarit të UÇK-së, qëllimi i luftës ka enë çlirimi i vendit ndërsa për bindjet politike neve në atë kohë nuk na ka interesuar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sopi është përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës së Salih Mustafës, Julius Von Bone, të cilit i ka thënë se UÇK nuk ka qenë ushtri e rregullt andaj edhe nuk ka pasur uniforma për të gjithë ushtarët.

Por, ai ka shtuar se uniforma e UÇK-së është keqpërdorur nga forcat paramilitare serbe.

- Advertisement -

“Uniforma e UÇK-së në shumë raste edhe është keqpërdorur, është keqpërdorur sidomos nga forcat ushtarake paramilitare dhe militare serbe të cilët nën uniformën e UÇK-së kanë kryer mizori të llahtarshme. Po ua përmend vetëm një rast të cilin e kam në mendje kur pjesëtarët e njësiteve serbe në uniform të UÇK-së në Pejë hynë në një lokal të të rinjve dhe i vr asin që të gjithë ata pjesëtarë të kombit të vet, pjesëtar serb, në mënyrë që të fajësohej UÇK-ja dhe opinion ndërkombëtar ta dënonte si organizatë terroriste sepse po kryen TERR0R, KRlME. Ndërsa sa i përket uniformës që ne kemi mbajtur nuk kemi qenë krejt të kompletuar”, ka thënë Sopi.

Gjatë dëshmisë tij, Sopi ka thënë ushtarët e UÇK-së kanë bërë roje para ndërtesave në të cilat vendoseshin shtabe apo njësi të UÇK-së dhe se u kërkoheshin mjete identifikimi apo prezantim personave të panjohur që mund të hynin aty.

Derisa është pyetur për periudhën e prillit të vitit 1999. Sopi ka thënë se as ai dhe as Salih Mustafa nuk kanë mundur të qëndrojnë në një vend meqë sipas tij është dashur të merren me pozicionimet dhe përgatitjet për operacionet luftarake.

Ai ka thënë se nuk i kujtohet që Mustafa të ketë dërguar staf mjekësor në Zllash në prill të vitit 1999.

Sopi ka thënë se që prej 7 prillit 1999 ka qenë i angazhuar me detyrën e komandantit të operacioneve Iuftarake në Zonën e Prapashticës dhe se deri në ofensivën e dytë që ishte më 18 prill ai rrallë herë është kthyer në fshatin Zllash.

Fatmir Sopi është dëshmitari i 11 i cili po dëgjohet në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës dhe seanca po zhvillohet e hapur për publikun.

Ai ka thënë se i ishte bashkuar UÇK-së që prej fillimeve të saj në vitin 1998 dhe ka kryer detyrën e organizatorit në rajonin e Gollakut ndërsa sot është kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Gjykimi i cili ka filluar më 15 shtator 2021 është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa deri tani janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit