Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar sot në kryeqytetin e Kosovës.
Ndërkaq, në krejt Kosovën janë regjistruar 30 raste të reja.
Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së shtunës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.
“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, është shprehur ai.