3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Sot edhe 19 raste të reja me Covid-19

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 19 persona janë konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook në faqen zyrtare të IKSHPK-së.

“Sot më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 253 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 19 raste”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja thekson se në Vushtrri janë 14 raste, ndërkaq në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Mitrovicë nga një rast.

- Advertisement -

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë”, thekson njoftimi.

Numri i të shëruarve sot ka shkuar në 871.

- Advertisement -

“Sot më 03 qershor 2020, janë shëruar 24 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871 raste”, njofton IKSHPK-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit