7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Eurostat: Kosova ka çmimet e rrymës më të ulëtat në Evropë

Rekomandime

Konsumatorët shtëpiak të Kosovës sipas raportit më të fundit të agjencisë zyrtare të statistikave të BE-së, Eurostat, paguajnë çmimet e energjisë elektrike më të ulëtat në Evropë. Raporti i publikuar së fundmi që merret me analizimin e pjesës së dytë të vitit 2019, thekson se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për amvisëri ishin 6.1 euro për 100 kilovatë/orë. Madje, Kosova ka diferencë të madhe me vendin e dytë, ku është renditur Serbia, që kishte çmime 7.2 euro apo 18 për qind më shtrenjtë.

- Advertisement -

Ndërkohë, vendet tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta. Konsumatorët shtëpiak në Bosnjë paguan 8.71 euro për 100 kilovatë/orë apo 44 për qind më tepër se në Kosovë, ndërsa në Shqipëri 9.1 euro apo 50 për qind më tepër se ne. Ndërkohë, Mali i Zi është më i shtrenjti në rajon me 10.1 euro. Pra, malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65 për qind më të larta se kosovarët.

Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.

Në tabelën e mëposhtme shihet se cmimet më të larta për konsumatorë shtëpiak i kanë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, ndërsa cmimet më të ulëta Kosova. Pra, cmimet janë rënditur nga më të lartat tek më të ulëtat dhe Kosova rënditet e fundit me kodin shtetëror me të cilën njihet ndërkombëtarisht, XK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit