Sot ka ndërruar jetë ish drejtori i gjigantit metalurgjik Trepça, Beqir Mehmeti.
I ndjeri Mehmeti kishte lindur më 28.04.1939 në Mitrovicë ndërsa studimet për magjistraturë dhe doktoratë i përfundoi në Beograd, në Fakultetin Gjeologji dhe Miniera.
Ai për 28 vite kishte punuar në minierën e Trepcës duke filluar si inxhinier përgjegjës, deri tek pozita e drejtorit.
Prof.Dr. Beqir Mehmeti punoi edhe si profesor në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, ndërsa ka të publikuara shumë punime shkencore, poashtu kishte marrë pjesë në punime dhe simpoziume shkencore në vende të ndryshme të botës.
Ka udhëhequr shumë studentë në tema të magjistraturës dhe doktoratës, dhe për këtë punë është nderuar nga UP dy herë me mirënjohje.