15.7 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Kërcet grushti në Fushë Kosovë: Dy persona bëhen për spital, shkak mosmarrëveshja në trafik

Rekomandime

Dy persona kishin një përIeshje fizike mes vete, pas një mosmarrëveshje në trafik.

Këtë e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përIeshje fizike në progres në mes të dy personave në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 personat të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

“Si pasojë e rrhjes, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrveshje në trafik, të dy personave u është ofruar trajtim mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit