5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sot MSH në konferencë për media, pritet hyrja në fuqi e këtyre masave të reja

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot pritet të dalin në konferencë për media ku do japin detaje rreth zbutjes së masave, dhe atyre të reja që pritet të hynë në fuqi.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim nga zyra e kryeministrit, ku u tha se konferenca pritet të filloj nga ora 17:00.

Masat e fundit ishin vendosur para dy javësh, derisa u vendos ora policore që fillonte nga ora 22:00.
Kurse në masat e reja pritet që ora policore të filloj nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

- Advertisement -

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

- Advertisement -

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit