6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Spahiu: Do të kemi një koalicion LDK-AAK-NISMA me Isa Mustafën Kryeministër!

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi koalicionin e mundshëm LDK-AAK-NISMA.Spahiu thekson se një koalicion i tillë do të ndodhë dhe gjasat më të mëdha janë që Isa Mustafa të jetë Kryeministër.

- Advertisement -

“Po kjo edhe do të ndodhë. Më shumë gjasë kryeministër do të jetë Isa Mustafa dhe punët e përditshme do t’i kryej zëvendës/kryeministri Abdullah Hoti, kurse Isa do të merr pjesë vetëm në ndonjë takim të rëndësishëm me personalitete të rëndësishme të jashtme e ndonjëherë edhe në ndonjë mbledhje të Qeverisë, e ndonjëherë rrallë do të duket edhe në sallën e Parlamentit”.

Spahiu thekson se kjo do të ndodhë për shkak se Gjykata Kushtetuese do të vendosë si i konvenon Hashim Thaçit.

“”Kjo do të ndodhë për shkak se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga gjykatës profesionalisht të paaftë dhe pa integritet moral e intelektual të cilët do të vendosin ashtu si i konvenon Presidenti Thaçi, pavarësisht se çfarë shkruan në Kushtetutë. Kjo ka ndodhur edhe me përbërjen e viti 2014, kur Thaçi ngulmonte se pa partinë e parë nuk mund të bëhet Qeveria e Kosovës. Tani ky vendim i 2014 i është kthyer bumerang, por Gjykata Kushtetuese e padinjitet nuk e ka problem që për të njëjtin rast të vendosë ndryshe. Dhe këso lojëra politike do të ndodhin deri atëherë kur në Gjykatën Kushtetuese të emërohen njerëz më integritet moral e profesional.”Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion mos -besimi të iniciuar nga LDK-ja, këta të fundit u shprehën të gatshëm të formojnë Qeverinë e Re.

- Advertisement -

Ato si partnerë të mundshëm koalicioni po shohin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismasocialdemokrate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit