6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Spahiu: Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga kombet shuhet

Rekomandime

Share Button Gazeta Blic Analisti Nexhmedim Spahiu deklaroi se në rast se Kosova bashkohet me Shqipërinë, njëri prej tyre do të shuhet në kuptimin e rrethanave shtetformuese, duke i cilësuar si dy kombe të ndryshme shqiptarët në dy anët e kufirit.“Fjalët komb dhe etni nuk janë e njëjta gjë. Nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë shuhet njëri nga kombet. Nëse Prishtina bëhet kryeqytet shuhet ky komb. Nëse bëhet Tirana kryeqyet shuhet kombi i Kosovës. Nuk ka për të pas më ministri të jashtme. Mjafton që një komunitet të ndërtojë një shtet që njihet nga kombet e tjera, dhe atëherë është komb”, tha Spahiu.Argumenti i tij u kundërshtua nga pedagogu dhe analisti Ervis Iljazaj i cili tha se kombet bëhen bashkë nja e njëjta gjuhë dhe traditë dhe jo nga shteti, duke hedhur poshtë deklaratën e Spahiut që Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe të ndryshme.

- Advertisement -

Spahiu nga ana tjetër e klasifikoi kombin shqiptar si monoetnik dhe multifetar.Ai u shpreh se sa i përket fesë, pavarësisht numrit, shqiptarët janë të ndarë në 50% myslimanë dhe 50% të fesë së krishterë.Ai deklaroi se e njëjta traditë është ndjekur edhe nga mbreti Zog i cili reflektonte këtë ndarje duke krijuar një familje gjysmë të krishterë dhe gjysmë myslimane.

“Kombi shqiptar është monoetnik dhe multifetar. Shumica e kombeve në Europë janë monoetnike dhe monofetare. Pavarësisht numrit se sa shqiptarë i takojnë njërit komunitet apo tjetrit, ndarja është 50 me 50 sa i përket fesë. Përqindjet e popullsive kanë lëvizur me vite. Në kohën kur mungonte mbreti kishte katër anëtarë që përfaqësonte secilin komunitet. Edhe mbreti Zog është përpjekur ta reflektojë këtë ndarje. Duke e bërë familjen e tij gjysmë myslimanë dhe gjysmë të krishterë.Republika e Kosovës është krijesë njerëzore.Ajo nuk ekzistonte deri para 13-14 viteve ashtu si e krijuan Shqipërinë para 100 e ca viteve.Duhet të shohim ku jemi sot në shekullin e XXI. Në botë janë rreth 8 mijë etni të ndryshme dhe 7 mijë gjuhë. 1 mijë etni e kanë humbur gjuhën. Etnia nuk ka flamur. Kombi ka flamur. Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut janë e njëjta fe. Kanë të njëjtat emra. Janë një komb kulturor, por jo politik”, tha Spahiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit