Kosova sonte e luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm. Në stadium “Fadil Vokrri” Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë mes tyre.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për Spanjën. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Besar Halimi, nga rreth 40 metra distancë.
Në njoftimin për formacionin zyrtar të ndeshjes, Spanja e ka injoruar emrin e Kosovës.
“Ky është formacioni i caktar nga Luis Enrique për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri”, thuhej në njoftim.
🚨 OFICIAL | ¡¡ONCE INICIAL DE ESPAÑA!!
👥 Esta es la alineación que ha dispuesto @LUISENRIQUE21 para afrontar el partido en el estadio Fadil Vokrri.
💪🏼 ¡¡VAMOS, CHICOS!! ¡¡A POR LOS TRES PUNTOS!!#VamosEspaña #Catar2022 pic.twitter.com/AS7i9hF3Lu
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) September 8, 2021