Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, pritet të bëjë ndryshime në formacionin e skuadrës së tij kundër Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 sonte në Sevillë.
Spanja dhe Kosova do të përballen sonte në orën 20:45, në rrethin e tretë të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë, raporton Gazeta Express.
Sergio Ramos dhe Gerard Moreno pritet të ritkhehen titullar kundër Kosovës, pasi nuk ishin paraqitur në fitoren e Spanjës kundër Gjeorgjisë të dielën, sipas mediave spanjolle.
Moreno prite të startojë në vend të Alvaro Moratas.
Enrique pritet të luajë me skemën 4-3-3.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SPANJËS
Unai Simón; Marcos Llorente, Eric García, Sergio Ramos, Jordi Alba; Pedri, Koke, Canales; Oyarzabal, Dani Olmo dhe Gerard Moreno.
As Spanja e as Kosova nuk vijnë në këtë takim në formën e tyre më të mirë.
Furia e kuqe i ka fituar vetëm dy prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.
Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar dy të tjera dhe duke barazuar në një tjetër.
Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.
Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, e ndjekur nga Spanja me katër pikë. Greqia është e treta me një pikë pas një ndeshjeje.
Kosova është e katërta pa pikë pas një ndeshjeje, ndërsa Gjeorgjia e fundit pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshje.