1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Specialja kërkon dosjet nga OVL-UÇK’së, Haradinaj thotë se nuk i dorëzon pa praninë e autoriteteve kosovare

Rekomandime

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale i ka telefonuar mbrëmë dhe i ka kërkuar dosjet, mirëpo ky thotë se nuk t’i dorëzojë në asnjë mënyrë ato.

Të hënën e kaluar Specialja mori rreth 4 mijë dosje me emra të dëshmitarëve nga kjo organizatë. Pas kësaj Haradinaj ka thënë se është paralajamëruar përsëri se zyret e OVL dhe UÇK-së do të bastisen, mirëpo Haradinaj thotë se materialet që kërkojnë nuk do t’i marrin pa praninë e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ne po presim sipas thirrjes që i kanë bë sekretarit tonë mbrëmë pas orës 18:40 minuta që i kanë kërku dosjet, njerëzit e Tribunalit të Dhomave të Specializuara dhe kanë kërku që mbrëmë meja dërgu ato, sekretari ia ka bë shumë të qartë për vendimin që ka marrë shoqata. Ne nuk do t’i japim dosjet pa praninë e Gjykatave tona ose të paktën Policisë tonë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se këto dosje që po kërkohen nga Specialja, OVL e UÇK-së nuk i kanë mbajtur fshehtë.

Nuk muj insistohen sepse ata janë deklaru se s’dojnë dhunë, nëse s’dojne dhunë nuk kanë nevojë me ardhë këtu, na këtu nuk i kemi me i mbajtë fshehtë, këto dosje i kanë atje”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Haradinaj ka kërkuar që të deklarohen për origjinalitetin e atyre të parave që i kanë marrë, dhe të mashtrojnë më duke thënë se nuk janë të tyre.

Le të deklarohen për origjinalitetin e atyre të parave që i kanë marrë, le të deklarohen edhe pse janë të mësuar që rrejnë e mashtrojnë, të paktën le të thojnë se nuk janë të tonat”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë këto dosje dëshojnë atë që kanë thënë se me kë po bashkëpunon Gjykata Speciale.

Për neve ky lloj materiali çfare o ka vjen për neve o i mirë se ardhur sepse po e dëshmon atë që e kemi thënë se me kë bashkëpunon Gjykata Speciale”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit