Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.
Përmes një njoftimi drejtur mediave, ZPS’ja ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, zyrtarë të EULEX’it aktualisht janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish presidentit Hashim Thaçi, ish-krytarit të PDK’së, Kadri Veselit dhe selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Dhomat e Specializuara në Hagë dje kanë bërë publike aktakuzën për kr.ime Iufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.
Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.
Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara.