2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Specialja po heton rastin e dosjeve të dërguara në zyrat e OVL të UÇK-së

Rekomandime

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për dosjet e dërguara në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, njofton Kosova ime.

- Advertisement -

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje”, thuhet në njoftim.Më tej është thënë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton publikun që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale në mëngjesin e së hënës kanë arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë. Ende nuk dihet se nga kush u dërguan ato.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit