3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Spitali Amerikan i vendos pacientit bateri në zemër pa pasur fare nevojë!

Rekomandime

Shaqir Shala, nga fshati Loxhë e komunë së Pejës, ndonëse ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe ka shkuar në Spitalin Amerikan për një kontroll mjekësore duke i besuar më shumë se atyre shtetëror, aty i ka ndodhur diçka e pazakontë dhe pa pasur nevojë, shkruan GazetaBlic.

Shala pas kontrolleve në Spitalin Amerikan, ju është referuar që t’i vendoset një bateri e zemrës me arsyen se gjendja e zemrës së tij është në gjendje të keqe dhe kjo do ta ndihmonte atë që ajo të mos ndalte së rrahuri.

I mashtruar nga ky tretman mjekësor, Shala vendos që ta vendos baterinë në zemër, por pas dy dite me të shkuar në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK është parë se vendosja e baterisë në zemër ka ndodhur pa pasur nevojë.

- Advertisement -

QKUK ka verifikuar se pa pasur asnjë nevojë bateria e zemrës është vendosur në pacientin Shaqir Shala, tanimë vetëm për një qëllim që t’i merren një shumë e madhe e parave.

Por, nga QKUK nuk janë ndalur me kaq, ata kanë denoncuar rastin si shkelje profesionale dhe etike ndaj pacientit Shaqir Shala.Më poshtë keni edhe Dokumentin të cilin e ka siguruar GazetaBlic ku shpjegon denoncimin e QKUK-së ndaj Spitalit Amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit