3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

“Spiunuan atdheun e tyre”, policia ukrainase i kap dy persona që i dhanë informacione Rusisë

Rekomandime

Maksym Kozytskyi, kreu i administratës rajonale të ushtrisë në Lviv, ka pranuar se të shtunën policia ka arrestuar dy persona në rajonin e Lvivit, nën dyshimin se i kanë dhënë informacione rusëve.

“Gjatë ditës së djeshme në Chornovil të Liviv, patrulla e policisë ndaloi një veturë me persona të dyshuar. Derisa po kontrollonin dokumentacionet e shoferit dhe telefonin, ata gjetën fotografi dhe video të lëvizje tona ushtarake. Ai gjithashtu kishte një fotografi të pasaportës së një burri në Luhansk, dhe shumë numra kontaktues të rusëve”, thuhet në raportin e policisë ukrainase.

- Advertisement -

Kujtojmë që Lvivi mbrëmë dhe sot është goditur pandërprerë nga ushtria ruse – duke bërë që nga shpërthimi i rafinerive të naftës, lagje të tëra të përfshihen nga zjarri.

Ndërkaq personat e arrestuar janë dërguar në burg, dhe së shpejti ata pritet të dalin në bankën e të akuzuarve për dhënie të informacioneve të ndjeshme rusëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit