4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Sqarim për punëtorët pa kontrata, kështu mund të përfitojnë paga nga shteti

Rekomandime

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka publikuar sqarime në lidhje me pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës, e cila u hartua për të ndihmuar qytetarët e bizneset për përballjen me pasojat e pandemisë COVID-19.

Disa nga pyetjet më të shpeshta të cilat i kanë bërë punëtorët në lidhje me këtë pako, kanë qenë për punëtorët të cilët punojnë pa kontrata dhe për ata të cilët humbin vendin e punës si pasojë e vendimeve të Qeverisë së Kosovës të marra për masat parandaluese të përhapjes së coronavirusit.

- Advertisement -

Në këtë pako të emergjencave parashihet ndihmë edhe për punëtorët pa kontrata por edhe për ata që humbin vendin e punës në kohë të pandemisë, ka sqaruar Bislimi.

“Ne jemi të vetëdijshëm që një pjesë e punëmarrësve janë duke punuar pa kontrata. Ky lloj i angazhimit merr dy forma: ose punëtorët punojnë pa kontrata të vlefshme, por punëdhënësi i paguan rregullisht kontributet pensionale dhe obligimet tatimore; ose punëtorët angazhohen komplet në “të zezë”.

Në rastin e parë mungesa e kontratës është gjithsesi problematike dhe ka nevojë të adresohet, POR kjo nuk ka efekt për pakon e masave emergjente.

- Advertisement -

Kjo nënkupton, që për ne, në këtë fazë, mjafton informacioni që punëdhënësi i ka paguar kontributet pensionale dhe obligimet tatimore, andaj këta punëmarrës përfitojnë nga pakoja në të gjitha ato rastet kur punëdhënësi argumenton vështirësi financiare si pasojë e masave të qeverisë (pika 1.3.1 e pakos)”, sqaron Bislimi.

Ai ka shtuar se edhe për punëtorët që kanë punuar tërësisht në “të zezën”, qeveria do t’ua mundësoj punëdhënësve që të fusin këta punëtor në listat e tyre të pagave për muajin mars.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit