1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sqarohet djali i Haxhi Shalës pasi u emërua konsull në Pragë

Rekomandime

Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së Haxhi Shala, ka reaguar pasi është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke.

Ai ka thënë se në këtë pozitë është emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës.

- Advertisement -

Shala ka kritikuar mediat, duke akuzuar ato se kanë paragjykuar profilin e tij, teksa ka treguar se ka mbaruar studimet themelore Master dhe është në përfundim të Doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.

“Nëse unë jam djali i një deputeti dhe ish-pjesëtari të UÇK-së, kjo nuk do të duhej të përbënte pengesë dhe as të nxiste debat publik për asnjë shtetas të Kosovës që të emërohet në detyra shtetërore dhe as për mua”, ka shkruar Flakron Shala në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar miq, shoqeri civile dhe media të Republikës së Kosovës!

Meqenëse së fundmi disa media e portale kanë etiketuar emërimin tim në pozitën Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, në shumë raste duke paragjykuar profilin tim, po ju jap këtë sqarim se:

- Advertisement -

Unë ndihem shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së kam pasur mundësinë që të përfundoj studimet themelore Master dhe jam në përfundim të Doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke.

Në pozitën Konsull i Përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës jam emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës. I gjithë ky proces është bazuar në CV-n time dhe përvojën pesë vjeqare në pozitën si Menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në bordin e drejtorëve në Kompaninë Çeke Elanor a.s. pëfshirë kualifikimin universitar me gradën Master i Ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi Teoria e Ekonomisë.

Nëse unë jam djali i një deputeti dhe ish-pjesëtari të UÇK-së, kjo nuk do të duhej të përbënte pengesë dhe as të nxiste debat publik për asnjë shtetas të Kosovës që të emërohet në detyra shtetërore dhe as për mua.

Prindi im Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emëroj apo shkarkoj zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjitḧshëm.

Jam i nderuar dhe i motivuar që si kuadër i përgatitur dhe edukuar në Republikën Çeke bashkë me përvojën time perëndimore, të përfaqësoj me dinjitet, profesionalizëm dhe kujdes Republikën e Kosovës kudo, në çdo takim, aktivitet apo detyra të Konsullit të Përgjithshëm.

Flakron H. Shala

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit