2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Srpska në panik para zgjedhjeve, fillon shpifjet e kërcënimet”

Rekomandime

Derisa zgjedhjet e parakohshme po afrojnë, gjuha dhe konkurrenca ndërmjet partive politike në Kosovës sa vjen e ashpërsohet.

Një gjë e tillë po ndodh edhe me partitë të cilat përfaqësojnë qytetarët serbë në Kosovë.

- Advertisement -

Në një reagim të lëshuar nga partia e Sllobodan Petroviqit, thuhet se Lista Serbe në panik nga humbja e përkrahjes në Kosovës, tashmë ka filluar me gënjeshtra e kërcënime, duke shfrytëzuar madje edhe mediat e afërta me pushtetin në Serbi.

Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se ‘Lista Serbe’ ka lëshuar përmes mediave të afërta me pushtetin në Serbi se një anëtar i SLS’së, Mirsolav Ristic, ka ikur nga partia dhe i është bashkuar partisë që udhëhiqet nga Goran Rakiq.

“Lista Serbe filloi të bëjë atë që e di më së miri përmes mediave të saj propagandistike, të gënjejë, shpif, kërcënojë e fyej. Gënjeshtra e tmerrshme e fundit e raportuar në disa media është se ‘Drejtori i SLS’së, Miroslav Ristic, ka SLS’në dhe kaloi në Listën Serbe. Ne konfirmojmë se Ristic asnjëherë s’ka qenë drejtor në Partinë Librale të Pavarur, dhe nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post në SLS”, thuhet në reagimin e partisë së Petroviqit.

- Advertisement -

SLS thonë që nuk mund të tregojnë nëse ai është transferuar në Listën Serbe apo jo, pasi që s’kanë asnjë kontakt me të.

Petroviq më herët është atakuar fizikisht nga disa zyrtarë të Listës Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit