4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Stankoviq i bie pishman pak orë pasi emërohet këshilltar i Albin Kurtit

Rekomandime

Aleksandar Stankoviq është shprehur se nuk do të pranojë postin e këshilltarit të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, sepse nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së Kosovës, raporton B92.

- Advertisement -

Ai këtë deklaratë e ka bërë pak orë pasi mori vendimin për emërim të nënshkruar nga Kurti në një takim me të bashkë me liderin e serbëvetë Kosovës, Nenad Rashiq.Stankoviq tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës sepse Lista Serbe nuk është pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk do ta pranoj, e refuzoj dhe tërhiqem. Kam menduar se dotë marr diçka tjetër dhe do të punësohem në administratë e jo drejtpërdrejt në qeverinë e Kosovës”, tha ai për portalin serb “Kosovo Online”.

Stankoviq tha se nuk ka asnjë lidhje me partinë e Nenad Rashiqit për të cilin tha se së pari e ka njohur sot gjatë takimit me Albin Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit