13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Për postin e kryeministrit hyn në “lojë” edhe Lutfi Haziri: Këto janë kushtet e tij

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se ka disa kushte në rast se i kërkohet që të jetë kryeministri i ri i Kosovës.Në një përgjigje për Gazetën Express, Haziri ka deklaruar se në rast se në parti i kërkohet që të pranojë të jetë i mandatuari për kryeministër, ka disa kushte, megjithatë s’ka pranuar të tregojë detaje se për çfarë kushte e ka fjalën.“Unë kam kushte nëse më propozojnë” ka deklaruar nënkryetari i LDK’së, sot gjatë ditës për gazetën.

- Advertisement -

Deri më tani Haziri ka shtuar se partia e ka përzgjedhur kreun e LDK’së, Isa Mustafën për mandatar. Megjithatë, Mustafa ende nuk e ka pranuar këtë propozim të partisë.

Nëse Mustafa nuk pranon që të jetë kryeministër, atëherë ai do të zgjedhë dikë nga partia.Për këtë çështje nesër do të mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike.

Mustafa i pyetur nga mediat, nuk është përgjigjur nëse e përjashton mundësinë për të qenë i nominuar. Ai ka thënë se pas mbledhjes së nesërme, do të njoftohen mediat e se vetë ka disa çështje personale.“Para së gjithash duhet ta them në organet e LDK’së. Atje ne ta përfundojmë këtë dhe vullneti që del nga LDK’ja. Unë i kam disa çështje të miat personale për të cilat jam I kujdesshëm dhe dëshiroj që zgjedhja dhe përcaktimi për mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK’së”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit