6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Stërvitja ushtarake që nuk shkoi sipas planit, marina iraniane fundos aksidentalisht anijen e saj – humbin jetën dhjetëra marinarë

Rekomandime

Nëntëmbëdhjetë marinarë kanë humbur jetën dhe 15 tjerë janë plagosur, kur anija iraniane e marinës u fundos gjatë një ushtrimi që nuk shkoi siç ishte planifikuar në afërsi të Gjirit të Omanit.

Ngjarja ka ndodhur derisa luftanija Jamaran po testonte raketën e re kundër anijeve, që goditi anijen logjistike Konarak.

- Advertisement -

Agjencia iraniane Fars kishte raportuar se vetëm një marinar ka humbur jetën derisa disa tjerë janë lënduar “gjatë stërvitjes”, kurse incidentin e ka përshkruar si “ndeshje”, e mediat botërore raportojnë se të paktën 20 marinarë kanë humbur jetën.

Jamaran kishte shkrepur një raketë para kohe, kështu që Konarak nuk kishte pasur kohë të largohet nga caku “pluskues” që ishte vendosur gjatë stërvitjes. Në video të ndryshme amatore të publikuar në rrjete sociale shihen autoambulancat duke transportuar marinarët e lënduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit