Shqiptarët gjithmonë do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, pavarësisht besimit fetar të cilin zgjedhin të ndjekin.
Nuk thuhet kotë: Feja e shqiptarit, është shqiptaria.
Si çdoherë edhe për këto Krishtlindje në Katedralen ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë u mblodhën liderë shtetërorë, e prijës fetarë për të uruar të gjithë kosovarët e besimit katolik, shkruan Indeksonline.
Për të uruar Krishtlindjet u bën bashkë nga të gjitha besimet, në mënyrë që të përcjellin mesazhin më të mirë të mundshëm të paqes dhe harmonisë njerëzore ndërmjet të gjithëve.