Stoltenberg shtoi se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte ato vende më të sigurta, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
Ofensiva e Rusisë në Ukrainë po dështon dhe operacioni i saj në rajonin e Donbasit ka ngecur.
“Lufta ruse në Ukrainë nuk po shkon siç planifikoi Moska. Ata nuk arritën ta pushtonin Kyivin. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”, shtoi ai.
Stoltenberg thotë se NATO po e ndjek nga afër atë që po bën Rusia dhe është e gatshme të veprojë nëse Rusia fillon ndonjë suIm ndaj anëtarëve të NATO-s.