7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Stomatologu i parë shqiptar, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta

Rekomandime

Në vitin 1937 është hapur klinika e parë dentare në Shqipëri, nga stomatologu Dr. Haxhi Hafiz Hasan Kaduku, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta, madje i ka dhurur edhe vargje gjatë vizitës.

Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865, u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri, duke pasur një të veçantë se ai ishte edhe hoxhë, madje hafiz, që mbante xhybe dhe çallmë.

- Advertisement -

Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë dhe mjaft i pashëm.
Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitin 1913, Dr. Hasanin e gjejmë në llogore në detyrën e mbrojtjes së vendit.

Gjergj Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog:

“Asnjëherë s’jam përkulë
As prej shkjaut e as dhe ukut
Por rri urtë e bahem pulë
Te karrigia e Kadukut”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit