15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Petkovic: Ndalimi i votimit në zgjedhjet serbe të prillit në Kosovë nga Kurti do të kishte ‘pasoja të paimagjinueshme’

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për ‘Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, ka vlerësuar sot përsëri si destruktive tendencat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare serbe siç pretendon se ka tendenca që do të ndodhin nga Petar Petkovic do të sillnin ‘pasoja të paimagjinueshme’ në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës sipas Petkovic.

- Advertisement -

“Është e dukshëm synimi i Kurtit të prishë dhe shkelë të gjitha marrëveshjet e pajtuara, por çështja është nëse bashkësia ndërkombëtare përsëri do të shikoj e qetë si politikanët shqiptarë luajnë me normalizimin e marrëdhënieve apo këtë herë do të kalojnë nga fjalë e komunikata në vepra konkrete” ka thënë Pektovic.
Petkoivc ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurohet se serbët në ‘atë territor’ të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.

Këtë muaj nga qeveria e Kosovës nuk ishte lejuar hapja e vendvotimeve për referendumin serb që shkaktoi një tjetër krizë dhe mospajtim në mes qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që iu kërkoi që të lejohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit