8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Biden, gazetarit të Fox News: “Çfarë budallai biri i ku**es”

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një konferencë për media, gazetarin e Fox News, Peter Doocy e ka quajtur budalla dhe “bir ku**e”, pasi gazetari e pyeti atë nëse inflacioni është një detyrim politik për të.

Lëshimi verbal i Biden ndodhi gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, teksa ai u ankua se të gjitha pyetjet e gazetarëve kishin të bënin me tensionet mes Ukrainës e Rusisë dhe jo rreth temës që kishte të bënte me inflacionin.

- Advertisement -

Në atë moment, gazetari i Fox News e pyeti Biden nëse ai mendon se inflacioni është detyrim politik për të.

Duke menduar se mikrofoni i tij ishte i fikur, Biden u përgjigj me sarkazëm “Jo, kjo është një pasuri e madhe”, e më pas e ofendoi atë duke i thënë “çfarë budallai biri i ku**ës”.

Gazetari Doocy bëri të ditur se pas ngjarjes, Biden e ka telefonuar atë duke i kërkuar falje, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Biden përdorë gjuhë të ashpër në publik.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit