12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Strategjia e gazetarëve në Serbi që nga Bondsteel të largohen ametikanët e të vendoset ushtria serbe

Rekomandime

Ljiljana Smajloviç, gazetare, kolumniste “Nedeljnika”:

- Advertisement -

Punët po ndryshojnë në të mirë të Serbisë!Nuk jemi në një kohë kur amerikanët nuk dëshironin ti dëgjojnë serbët!Dhe, amerikanët tani po e pranojnë se Serbia diçka duhet të fitoj nga Kosova!

Të theksoj këtu se tani në Amerikë ka shumë nga ata që mendojnë si Boltoni, se nuk duhej të pranohej pavarësia e Kosovës, kur dihet fakti se Bolton edhe kur ishte në administratën Tramp e ka theksuar këtë fakt se Kosova nuk duhet të jetë e pavarur!Prandaj po them se në këto situata neve po na mungon shumë Bolton!
Në anën tjetër të theksoj se shqiptarët vazhdimisht ankohen, ankohen edhe kur nuk duhet të ankohen; kombinatorika e shqiptarëve në Kosovë është pa një përcaktim!Thonë nuk i besojmë Vuçiçit, nuk i besojmë sepse Vuçiç nuk bën asnjë hap, nuk konkretizon asnjë marrëveshje pa lejen e Putinit!

Megjithatë askush në Serbi si duket nuk po arrinë ta kuptoj tezën e Aleksandër Vuçiçit, çka në fakt dëshiron të thotë me frazën e tij të njohur demarkacion i kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve!Nëse mendon me e dhënë Preshevën dhe Bujanocin, kjo nuk vinë në shprehje, meqë ato zona janë strategjike për Serbinë, aty kalon koridori 10-të!

- Advertisement -

Vladimir Trapara, bashkëpunëtor i institutit ndërkombëtar në Serbi:

Sipas meje pranimi formal i Kosovës nga ana e Serbisë do të bazohej në kompromis mes Serbisë dhe Kosovës, që do të thotë, amerikanët, trupat e huaja të largohen nga Kosova; baza e Bonstil të transformohet dhe aty të vendoset baza ushtarake e Serbisë!Atëherë mund të themi se Kosova do të pranohej shumë formalisht nga Serbia, ndonëse në thelb do të mvarej nga ne, nga Serbia! RTS Oko – Zvanični kanal

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit