12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Studentët e gjuajnë me ngjyrë të kuqe Prokurorinë Speciale në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Rekomandime

Lëvizja studentore Studim Kritikë Veprim (SKV) ka mbajtur aksion simbolik para Prokurorisë Speciale me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit.

Me këtë rast ata edhe kanë hedhur ngjyrë të kuqe në vetura dhe në ndërtesën e Prokurorisë, duke kërkuar drejtësi për rastin e tij.

- Advertisement -

Një grup i këtyre aktivistëve kanë bërë homazhe edhe te varri i Deharit mëngjesin e së premtes.

Përmes një postimi në Facebook ata e kanë cilësuar Deahrin si student shembullor e frymëzim për të tjerët.

“Shumë prej nesh nuk kemi pasur mundësi ta njohim Astritin nga afër, por kemi lexuar e dëgjuar shumë për të. Në biseda gjithmonë i qetë, e i arsyeshëm, i zëshëm ndaj padrejtësive”.“Aktivistë si Astriti janë frymëzim për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm angazhohen për më shumë drejtësi e barazi shoqërore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit