Studentët kanë organizuar një aksion simbolik para Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Këtë pankartë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës po ia dedikojnë Frashër Demajt.
E përmes saj disa studentë të Universitetit të Prishtinës organizuan një aksion simbolik kundër historianit.
Ata po kërkojnë shkarkimin e Demajt dhe sabotimin e librave të tij.
http://video.gjirafa.com/kerkohet-shkarkimi-i-frasher-demajt
Madje ata thanë që do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Demajn, i cili sipas tyre shtrembëroi historinë.
Madje studentët kritika kishin edhe për Akademinë e Shkencave.
Sipas tyre ku institucion është i ndikuar politikisht.
Gjatë aksionit të tyre, studentët u penguan nga Policia e Kosovës.
Ditëve të fundit ka pasur reagime sa i përket projektit të historisë së përbashkët, ku është raportuar se historia e Kosovës nuk është pasqyruar siç duhet.