10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Përveç Vlora Çitakut edhe 45 diplomatë të Kosovës do të kthehen në shtëpi pas misionit diplomatik

Rekomandime

Vlora Çitaku dhe 45 diplomatë të Kosovës do të kthehen në shtëpi, përfundojnë misionin e shërbimit diplomatik.

- Advertisement -

Vlora Çitaku do të merre rrugën për në Kosovë posa që në vend të saj të emërohet ambasadori i ri në Uashington.

E misionin e diplomatit sipas një liste që ka siguruar televizioni do të përfundojnë edhe 45 gra e burra tjerë.

Fatmire Musliu, Lirim Grajçevci, Shota Bukoshi, Faton Kallaba, Ylber Hysa, Mimoza Ahmetaj e të tjerët pritet të kthehen në shtëpi.

- Advertisement -

Gjithë këtyre iu ka skaduar mandati i shërbimit si diplomat në shtetet ku e kanë përfaqësuar Kosovën.

Televizioni ka kërkuar sqarime për këtë çështje nga Ministria e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

- Advertisement -

Ndërkohë që kjo ministri ka hapur konkurs për nëpunës konsullor, e në mesin e atyre që kanë aplikuar figurojnë emra të afërt me politikën.

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina është në listë të pritjes për tu emëruar ambasadore në Japoni.

Televizioni e ka kontaktuar Pantinën por kjo e fundit nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë T7 ka provuar të kontaktojë edhe me ish deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin e bashkëshorten e ish kryeministrit, Anita Haradinaj.

Por që të dyja kanë qenë të pa qasshme.

Këtë konkurs po e kritikojnë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tyre MPJ nuk ka pasur miratimin e Administratës Publike.

Tutje Ahmeti e komenton edhe emërimin e personazheve politike në postë diplomatike.

Kurse njohësi i politikës së jashtme në Demokraci plus, Emir Abrashi ka kritika për kuotat e përfaqësimit.

Kthimin e disa diplomatëve në Kosovë e kishte kërkuar edhe ish Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit