1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Studentja shqiptare paratë e bursës i jep për të prekurit nga tërmetet në Turqi

Rekomandime

Ambra Ceka nga Tirana, e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj që merr nga shteti turk.

- Advertisement -

“Unë paratë e bursës sime i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për AA-në, duke shtuar se është prekur shpirtërisht nga tërmeti.

Ceka tregon se momentalisht në Turqi ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer për pushime dhe, sipas saj, janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.

Një pjesë e ndihmave grumbullohen nën koordinimin e Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED) dhe organizatave të tjera, ndërkohë pjesë e ndihmave që po grumbullohen janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.

- Advertisement -

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, për AA-në tha se populli shqiptar është mirënjohës për ndihmën që ka dhënë Turqia pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, duke shtuar se për këtë arsye tregon solidaritetin e tij ndaj popullit turk.

“Kanë ardhur shumë ndihma dhe gjenden çdo minutë duke na marrë në telefon dhe duke na sjellë gjërat e nevojshme për fëmijët dhe për të rriturit”, tha ai.

- Advertisement -

Haxhiu tregon se ndihmat janë batanije, ngrohëse, rroba të ndryshme, por edhe ndihma në mjete financiare.

Blina Jaupllari është një tjetër qytetare nga Shqipëria që ka kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti, me materiale të higjienës personale dhe veshje.

“Gjithkush po mundohet të ndihmojë në çdo mënyrë që ka të aksesueshme, qoftë në rroba, qoftë në sendet e higjienës personale. Gjithçka që kemi në dorë mendoj”, tha Jaupllari.

Gjithashtu, një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë tashmë në total 73 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe disa mjete, u dërguan në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit