16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Stuhia shkakton dëme të mëdha në Llashticë të Gjilanit

Rekomandime

Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13:30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit për ta larguar ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

“Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit