2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Suedia dhe Finlanda në NATO, reagon presidenti Biden

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar “bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes” midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve më 13 maj, në të cilën ai inkurajoi gjithashtu anëtarësimin e tyre në NATO.

Një njoftim nga Shtëpia e Bardhë tha se Biden gjithashtu “përsëriti angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar koordinimin në mbështetje të Ukrainës dhe popullit ukrainas të prekur nga Iufta”.

- Advertisement -

Ai bisedoi me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez, Sauli Ninisto.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë më vonë se po kërkonin sqarime mbi kundërshtimet e mundshme nga aleati i NATO-s, Turqia, ndaj anëtarësimit finlandez dhe suedez.

Qeveritë suedeze dhe finlandeze këtë javë kanë paraqitur plane për të angazhuar vendet e tyre që të aplikojnë për anëtarësim në NATO sa më shpejt, si rezultat i kërcënimit të parashikuar nga Moska.

- Advertisement -

“Presidenti Biden nënvizoi mbështetjen e tij për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe për të drejtën e Finlandës dhe Suedisë për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Shumë anëtarë të aleancës kanë shprehur tashmë mbështetje për aplikimet nga Suedia dhe Finlanda, të cilat tradicionalisht kanë mbetur neutrale.

- Advertisement -

Por presidenti turk, Recep Tayip Erdogan më 13 maj tha se ai nuk kishte një “mendim pozitiv” për anëtarësimin e tyre.

Anëtarësimi në NATO kërkon mbështetje unanime midis 30 vendeve anëtare.

Disa orë pas komentit të Erdoganit, Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se “po punonin për të sqaruar pozicionin e Turqisë” në lidhje me Suedinë dhe Finlandën.

“Asgjë nuk ndryshon në lidhje me qëndrimin e tyre në aleancën e NATO-s,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. “Ne po punojmë për të qartësuar më mirë pozicionin [e tyre]”.

Finlanda, e cila ndan një kufi 1,340 kilometra dhe një të kaluar të trazuar me Rusinë, tha më 12 maj se duhet të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s “pa vonesë”.

Ndërkaq ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kishte një efekt stabilizues dhe do të ishte me përfitim të gjitha shtetet e detit Baltik./rel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit