Të dielën do të jemi dëshmitarë të ndeshjes Kosovë-Suedi në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ajo që shqetëson është se kombëtarja e Kosovës ende nuk ka mbledhur të gjithë lojtarët – ndërsa Suedia tashmë ka ardhur në vendin tonë gjashtë ditë para ndeshjes.
Sipas portalit Indeks Online, tashmë Suedia është në territorin e Republikës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet më 27 mars, dhe pjesë e kampit suedez do të jetë edhe Zlatan Ibrahimoviq.
Në bazë të burimeve të portalit në fjalë, siguria për ekipin kombëtar suedez është e lartë dhe askush nuk mund t’i afrohet yllit të Milanit.
Pas Suedisë, Kosova do të udhëtojë drejt Spanjës.
Tashmë, Kombëtarja e Kosovës ka anuluar një stërvitje për shkak të mos-ardhjes me kohë të futbollistëve, gjë që shqetëson marrë parasysh që Suedia tashmë ka ardhur para lojtarëve tanë në vendin tonë.