2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Suedia në NATO brenda qershorit, Finlanda debat publik për aderimin: Të mos përfundojmë si Kievi

Rekomandime

Suedia synon që brenda qershorit të aderojë në NATO.

Raportimi vjen nga mediat e këtij shteti që citojnë disa burime pranë qeverisë.

- Advertisement -

Aspirata bëhet edhe më serioze, me kryeministren Magdalena Anderson që thotë se është krijuar një pikë e re në histori, para dhe pas 24 shkurtit, duke iu referuar datës së nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Duke folur në Stokholm, e shoqëruar nga kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, nënvizoi se opsioni i anëtarësimit në NATO po merret në konsideratë dhe aktualisht po vlerëson argumentet pro dhe kundër. Por nuk sheh ndonjë arsye për të shtyrë vendimin.

“Është e qartë se ne kemi diskutuar opsione të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk vjen pa rreziqe. Kjo pavarësisht se zgjedhjet tona respektive të sigurisë janë të pavarura dhe i takon çdo vendi të vendosë më vete. Ne varemi te njëri-tjetri në bashkëpunimin tonë të thellë të sigurisë dhe jam shumë falënderuese për bashkëpunimin dhe informacion që shkëmbejmë”, tha kryeministrja Andersson.

- Advertisement -

Kjo vjen në një moment kur Finlanda sapo ka nisur një debat publik për aderimin ose jo në NATO. Shumica e finlandezëve janë pro aplikimit për anëtarësim në aleancën ushtarake, një vendim që mund të ndikojë edhe Suedinë.

“Rusia është fqinji ynë. Kemi një kufi të gjatë me të dhe shohim se si po sillet me Ukrainën. Është një Iuftë në Europë, të cilën nuk dëshironim të shihnim, por fatkeqësisht kështu ndodhi. Ndërkohë, duhet natyrisht të shtrojmë pyetjen se si duhet të veprojmë ne si Finlandë për ta shmangur”, u shpreh Sanna Marin.

- Advertisement -

NATO nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit në anëtarë të rinj, por thekson se aplikimi për aderim është një çështje që u takon vendeve të tilla si Suedia apo Finlanda. Por Rusia kundërshton duke argumentuar se kjo lëvizje nuk do të përmirësonte stabilitetin në Europë.

Madje ka pasur edhe kërcënime, ndërsa janë publikuar pamje filmike, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, të dërgimit të sistemeve raketore pranë kufirit me Finlandën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit