11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Grenell: Linja ajrore, veç fillimi i planeve amerikane për Kosovën dhe Serbinë

Rekomandime

Përfaqësuesi Special Presidencial, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar për realizimin e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd do të ndihmojë komunitetin e biznesit për të krijuar vende të reja pune dhe për të zgjeruar rrjetin e tregut.

- Advertisement -

Emisari special ka thënë se një lëvizje e tillë është si rezultat i punës së tij pas emërimit në pozitën e emisarit të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi, që vë në dukje se zhvillimi ekonomik është thelbësor për procesin e dialogut.

“Kur presidenti Trump më kërkoi të bëhem përfaqësues special për diskutimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, ai e bëri të qartë që zhvillimi ekonomik është çelësi për të filluar procesin. Zhvillimi ekonomik është dhe do të jetë gjithmonë krijuesi më i madh i pasurisë për njerëzit e këtij rajoni dhe të botës”, ka thënë Grenell

Siç ka thënë Grenell banorët vendor dhe biznemsenët do të zëvendësojnë 6 orë udhëtim me makinë me rreth 20 minuta kohë që do të marrë fluturimi.

- Advertisement -

“Presidenti Trump dhe ekipa e tij kanë punuar shumë për të arritur një marrëveshje të tillë, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur që ne parashikojmë për miqtë tanë në Serbi dhe Kosovë”, ka shtuar tutje Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit