1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Suedia nuk ia vet letrat Moskës, vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO

Rekomandime

Mediumi suedez Svenska Dagbladet duke u thirrur në burime të tyre raporton se kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson ka vendosur që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe ka për qëllim që Suedia të anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike në muajin qershor.

- Advertisement -

Sipas mediumit suedez, lidershipi i partisë socialdemokrate e kryeministres suedeze ka marrë vendim sa i përket çështjes së anëtarësimit në NATO.

Aplikimi zyrtar është planifikuar të bëhet në takimin e NATO-s në Madrid që do të mbahet në qershor.

Rusia që nga fillimi i agresionit në Ukrainë ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën se do të kenë pasoja serioze nëse ia mësyjnë anëtarësimit në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit