Ukraina ka kryer një suIm “masiv” me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, duke dëmtuar një anije luftarake, thotë Rusia.
Sipas saj, janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime, shkruan BBC.
Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në suImin e së shtunës – dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.
– Advertisement –
Në përgjigjen e saj, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.
SuImi i së shtunës vjen pasi trupat ukrainase rimorrën me sukses territorin e pushtuar nga trupat ruse që kur nisën pushtimin e tyre më 24 shkurt.
Rusia është përgjigjur duke nisur suIme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.
Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi.